TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Qershor 2026, 20:33

“Ju erdhi fundi”, “Opozitë e shitur”, "Jep dorëheqjen"/ Ziejnë rrugët e Tiranës, qytetarët çojnë në këmbë kryeqytetin

Shkruar nga Pamfleti
“Ju erdhi fundi”, “Opozitë e shitur”, "Jep
Pamje nga marshimi

Protesta qytetare është zhvendosur nga Kryeministria në rrugët e Tiranës, ku mijëra qytetarë po marshojnë nën thirrje të forta kundër Edi Ramës, Sali Berishës dhe klasës politike. Me kalimin e turmës, qytetarë të tjerë po u bashkohen protestuesve, ndërsa drejtues automjetesh kanë ndaluar makinat për t’i përshëndetur me bori.

Pas tubimit para Kryeministrisë, protesta qytetare ka hyrë në një fazë të re, duke u shtrirë në rrugët kryesore të kryeqytetit. Mijëra protestues kanë nisur marshimin në qendër të Tiranës, duke e kthyer mbrëmjen në një demonstrim të fuqishëm kundër qeverisë dhe opozitës.

Edi Rama ka mbaru”, “Rama ik”, “Berisha në burg”, “Opozitë e shitur” dhe “Ju erdhi fundi” janë disa nga thirrjet që dëgjohen gjatë marshimit, ndërsa protesta duket se po largohet gjithnjë e më shumë nga një kauzë e vetme për t'u shndërruar në një reagim të gjerë kundër klasës politike.

“Ju erdhi fundi”, “Opozitë e shitur”, "Jep

Pamjet nga rrugët e Tiranës tregojnë një pjesëmarrje të lartë, ndërsa në shumë zona qytetarë që nuk kanë qenë pjesë e protestës janë afruar për t'iu bashkuar marshimit.

Mbështetja është shfaqur edhe nga drejtues të automjeteve, të cilët kanë ndaluar për pak çaste ose kanë shoqëruar kalimin e protestuesve me bori makinash, në shenjë solidariteti me lëvizjen.

“Ju erdhi fundi”, “Opozitë e shitur”, "Jep

Në ditën e nëntë të protestës, organizatorët kishin vendosur të reduktonin numrin e fjalimeve dhe të fokusoheshin më shumë tek marshimi në rrugët e kryeqytetit. Vendimi duket se ka sjellë një mobilizim edhe më të madh, ndërsa kolona e protestuesve po lëviz nëpër Tiranë duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe kalimtarëve.

Ndërsa protesta vijon, një gjë duket e qartë: lëvizja jo vetëm që nuk po humbet energji pas nëntë ditësh, por po arrin të mbajë të lartë pjesëmarrjen dhe të tërheqë mbështetje të re në rrugët e kryeqytetit.

“Ju erdhi fundi”, “Opozitë e shitur”, "Jep

marhsim protesta

1 Komente

  1. A
    A1

    Kerkesa kryesore duhet te jete: " qeveri teknike "pa pranuar zgjedheje derisa te futemi ne Evrope . Shkrirje te parlamentit dhe krijimin e nje keshilli kombetar ,me zgjedhje te drejteperdrejte nga populist.

    Lini një Përgjigje