Protesta qytetare duket se po shkakton gjithnjë e më shumë shqetësim në radhët e Partisë Socialiste. Pasi për ditë me radhë reagimet kanë ardhur nga kryeministri Edi Rama dhe ministra të qeverisë, së fundmi ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka shprehur pakënaqësi për mënyrën se si protesta po pasqyrohet nga mediat ndërkombëtare, duke marrë si shembull transmetimin live të Reuters nga protesta e zhvilluar në Tiranë.
“Si mund të bëhej një vend i vogël si yni një lajm global? Si mund të jetë një protestë lokale, tek e cila sot ka edhe më pak se dy mijë pjesëmarrës, një spektakël ndërkombëtar që e bën Reuters ta transmetojë live?”, shkruan Balla.
Më tej, ai sugjeron se pas interesimit të mediave të huaja nuk qëndron shqetësimi për çështjen e Zvërnecit apo për Shqipërinë, por interesa të tjera.
“Këta me përkushtimin ‘profesional’ të mos e lëvizin planin majtas ose djathtas, sepse aty mbaron edhe prezenca e pjesëmarrësve. Pastaj shikojeni titullin që vendoset, për të kuptuar se nuk ua ndjen për Zvërnecin, as për Shqipërinë, për këta ‘aktorët’ pjesëmarrës në këtë teatër pa kuptim jo e jo. Kanë hall tjetër”, shprehet ai.

Dhjeu gjak PHD rumune nga Librazhdi..
Ik o Taulant ! Je simbiozë e servilizmit