Pasi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane ironizoi akuzat e tij për përfshirjen e Teheranit në debatin për protestat në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh të gjatë, duke rikthyer në vëmendje sulmet kibernetike iraniane dhe strehimin e opozitarëve iranianë në Shqipëri.
Teksa protesta qytetare hyn në ditën e saj të nëntë dhe debati publik në vend vazhdon të dominohet nga zhvillimet në shesh, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të përfshihet në një përplasje publike me Iranin, pas deklaratave ironike që erdhën nga Teherani.
Reagimi i Ramës vjen pasi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, hodhi poshtë akuzat e tij për përhapje dezinformimi dhe ironizoi duke thënë se “ndoshta do të thonë se edhe flamingot ishin agjentë të sigurisë iraniane”.
Në përgjigjen e tij, Rama iu drejtua autoriteteve iraniane me tone të ashpra.
“Oh, vërtet? Pra tani papritur ju interesojnë shqiptarët? Të njëjtët shqiptarë, institucionet, shërbimet publike dhe infrastruktura digjitale e të cilëve u vunë në shënjestër të një fushate kibernetike që synonte të paralizonte një vend të tërë, dhe për të cilën hetimet ndërkombëtare kanë gjurmuar aktorë të lidhur dhe të mbështetur nga regjimi juaj. Ne i njohim shumë mirë ato gjurmë. Ne i njohim metodat. Ne i njohim kërcënimet”, shkruan Rama.
Kryeministri argumenton se konflikti mes Shqipërisë dhe regjimit iranian nuk lidhet me çështje gjeopolitike apo me Izraelin, por me qëndrimin e Shqipërisë ndaj opozitarëve iranianë.
“Ju nuk mund ta falni Shqipërinë që u ka dhënë strehë burrave dhe grave iraniane të cilët ju jeni përpjekur t’i heshtni përmes intimidimit, burgosjes dhe vdekjes, thjesht sepse guxojnë të mendojnë ndryshe, të flasin ndryshe ose të ëndërrojnë ndryshe. Por ne jemi shqiptarë. Ne nuk i braktisim njerëzit që trokasin në derën tonë duke kërkuar mbrojtje nga shtypja”, vijon ai.
Rama përmendi gjithashtu sulmet kibernetike të viteve të fundit ndaj institucioneve shqiptare, duke pretenduar se Shqipëria ka ndërtuar tashmë një sistem mbrojtjeje që i ka bërë të pafrytshme sulmet e mëtejshme.
“Pas sulmit tuaj të madh, ne ndërtuam një mburojë kibernetike rezistente dhe të teknologjisë së lartë që e ka bërë Shqipërinë shumë më të fortë dhe shumë më të përgatitur për t’u përballur me sulmet tuaja të dëshpëruara kibernetike, të cilat vazhdojnë pa sukses”, shkruan kryeministri.
Në fund të reagimit, Rama u ndal edhe tek situata e brendshme në Iran dhe të drejtat e qytetarëve iranianë.
“Populli iranian meriton liri. Ai meriton dinjitet. Ai meriton të drejtën të flasë pa frikë. Dhe Shqipëria nuk do të kërkojë kurrë falje, nuk do të tërhiqet kurrë dhe nuk do të intimidohet kurrë për qëndrimin në anën e këtyre vlerave”, deklaron ai.
Përplasja mes Tiranës dhe Teheranit vjen në një moment kur vëmendja e opinionit publik është përqendruar tek protesta qytetare dhe zhvillimet politike të ditëve të fundit. Ndërsa qeveria këmbëngul se pas një pjese të narrativave që qarkullojnë në rrjetet sociale qëndrojnë aktorë të huaj, protestuesit argumentojnë se revolta nuk ka nevojë për shtysa nga jashtë, pasi buron nga pakënaqësia e akumuluar prej vitesh ndaj korrupsionit, qeverisjes dhe klasës politike në tërësi.
Zvërneci mund të ketë qenë shkëndija që ndezi reagimin, por fakti që protesta ka hyrë në ditën e nëntë me pjesëmarrje të lartë tregon se zemërimi i qytetarëve shkon përtej një projekti të vetëm dhe lidhet me një pakënaqësi shumë më të gjerë ndaj sistemit politik shqiptar.
Oh, really?
— Edi Rama (@ediramaal) June 8, 2026
So now you suddenly care about the Albanian people?
The same Albanian people whose institutions, public services and digital infrastructure were the target of a cyberterror campaign that aimed to cripple an entire country, and which international investigations have… pic.twitter.com/7kvvf4wojv
Kure ke te mbeshe me nji te semure mendore, qe po perpelitet nga revolta e popullit detyrimishte do te gjeje nji armike dhe ne kete raste doli Irani. Po sikure ne kete revolte te kete dore Amerika dhe ne fakte ka ky plera qe ne na drejtone heshte.
Ja i gjetem dhe armiqte e jashtem qe te na perkrahin çifutet.. Shqipetaret nuk kane asnje taksirat qe te perzihen ne nje konflikt qe nuk i perket.. Ky idiot po na ekspozon ne nje lufte qe nuk eshte e jona..
Po në Shqipëri ???????? more Tradhtar ti i ke mbyllur gojën mijëra socialistëve shqiptarë duke i kërcënuar me vendin e punës dhe gjithë popullin shqiptar me Gogolin e Urisë!A e di ti se kërcënimi i popullit shqiptar me Gogolin e Urisë quhet ndryshe edhe:Krim Kundër Njerëzimit sipas OKB-SË ???????? Maskara ????????
Vete i bere Shqiptaret armiq o qen, i pranove mbaji tani edhe me afganet e ata zhabulanet nga Italia. Si more qelbesire per ca aspra ryshfet, te ndara me ata qe t'i rrasen llumin, te na zhyesh kombin? Nuk paska pasur kjo Ameriqia e Eurokurva nje cope toke tu ndertoje kampe e banesa ketyre por e gjeten te Shqiperia nje pellembe toke? O plehre e zhdukjes se kombit qe as varr nujk do kesh e kur te ngordhesh ti e Sali muti e Like kaka di ua djegin kufomen ne mes te bulevardit, per te respektuar Gjergj Kastriotin qe e mbuloni e i tregoni bythen duke u falur. Ruajini keta qener se do ia mbathin per strehim politik ne Rusi.