
Deputeti Dashnor Sula është përfshirë në debat me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali.
Deputeti PD i është drejtuar Spiropalit duke i thënë se “ne kemi fjalën e lirë ndërsa ju markat luksoze ‘Gucci’ dhe ‘Prada’. Ajo i është përgjigjur me ironi duke i thnëë se “edhe ju nuk visheni keq”.
Sula: Pikat zonja kryetare i keni bashkuar në një të vetme, kjo është një shkelje. Nëse ju s’doni të ketë debat nga ana e opozitës dhe i bashkoni pikat për të ngushtuar numrin e diskutueseve nuk është normale, por shkelje e rregullores. Ka pasur incident dje dhe kanë hyrë në korridoret e gjykatës dy zonja dhe është kërkuar ndihmë nga punonjësit e gardës dhe policia nuk është paraqitur për ndihmë.
Spiropali: Nuk është kjo tema e diskutimit, nuk është në seancë pyetjesh ministri, nuk ka debat për këtë çështje.
Spiropali: Deri tek burri i dheut nuk e prisja, përmbahu tek procedura.
Sula: Zonjë e nderuar se superzonjë vetëm një ka, ju keni Pradat, Gucci dhe firma të tjera.
Spiropali: Të kam parë, nuk vishesh keq as ti zoti Sula.
Lini një Përgjigje