TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2026, 22:38

"Ka debat plot në parti, ca me zë të ulët dhe ca me zë të lartë", Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

Shkruar nga Pamfleti
"Ka debat plot në parti, ca me zë të ulët dhe ca me
Braçe-Rama

“Nuk ka autoritarizëm brenda Partisë Socialiste”, deklaroi deputeti Erion Braçe, ndërsa shtoi se ka imponim.

Ai pranoi se imponimi i vendimeve pa diskutim është një problem serioz, duke nënvizuar se brenda PS ka diskutime, si me tone të larta ashtu edhe të ulëta.

Nuk ka autoritarizëm brenda PS. Ka impononim dhe kur vjen pa debat është problem shumë i madh. Ka debat në parti plot, ca me zë të lartë dhe ca me zë të ulët. Edhe në shtëpi ngrihet zëri, çfarë problemi i krijon shoqërisë kjo gjë? Unë e respektoj shtëpinë time dhe nuk e kam në karakter që atë që e them ta nxjerr jashtë. Nuk dua ta bëj. Çfarë i jap PS unë? Atje brenda do i jap trajtë demokratike”, tha ai në "Top Story".

Ai u shpreh se nuk do të ndryshojë kryesocialistin Edi Rama dhe se nuk e ka në planë të jetë pasardhësi i tij.

Unë nuk po kërkoj të ndryshoj Ramën. Nuk kam ndërmend, as kam kërkuar të ndryshojë Edi Rama apo të marr unë përsipër ta ndryshoj. Kjo në Tiranë kanë qenë në dëm të kryeqytetit, nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës”, tha ai. 

Po ashtu Braçe, ka folur për ambicien e tij për kryebashkiak të Tiranës. Ai theksoi se gjithçka duhet të vijë përmes një procesi të hapur dhe të ndershëm brenda partisë. Sakaq, për Ogerta Manastirliun, ai tha që nëse del ajo nga procesi, atëherë le ta përfaqësojë ajo PS, ndërsa shtoi se nuk merret me individë.

Ai kërkoi një proces real dhe transparent për përzgjedhjen e kandidatit, ndryshe nga ai i mëparshmi që, sipas tij, ishte vetëm formal.

rama brace

Lini një Përgjigje