Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla thotë se duhet një Avokat i Popullit ashtu siç e përcakton Kushtetuta.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste theksoi se kandidatura për Avokatin e Popullit duhet të jetë e paanshme politikisht.
Në një deklaratë për gazetarët nga Kryesia e Kuvendit, Balla tha se mazhoranca po pret që opozita të propozojë kandidatura.
“Na duhet një Avokat Populli që të jetë i paanshëm politikisht. Arsyja pse kemi refuzuar një kandidaturë ishte qartësisht sepse nuk mund të votonim avokatin e PD si Avokatin e Popullit dhe sa kohë që kemi ndjekur këtë standard në procesin e zhvilluar deri tani, këtë parim do duhet ta ruajmë.
Kush të zgjidhet Avokat i Popullit duhet të ketë edhe mbështetjen e PS. E rëndësishme është që Avokati i Popullit të mos ketë rol aktiv si pjesë e një formacioni të caktuar politikisht tani”, tha ndër të tjera Balla.
Lini një Përgjigje