TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Maj 2023, 10:19

Trupat e NATO-s dhe SHBA-së zbarkojnë në Shqipëri, Yuri Kim: Sot jemi më të bashkuar se kurrë me aleatët tanë

Shkruar nga Pamfleti
Trupat e NATO-s dhe SHBA-së zbarkojnë në Shqipëri, Yuri Kim:
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim

Ditën e sotme në Tiranë ka nisur stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023”. Vendi ynë mirëpret eventin ushtarak, të drejtuar nga SHBA, që ka për qëllim ndërtimin e gatishmërisë dhe ndërveprueshmërinë midis ushtrive të vendeve partnere dhe NATO-s.

Stërvitja do të zhvillohet nga data 22 maj deri më 23 qershor.

Ndërkohë, në Sheshin “Nënë Tereza” po mbahet edhe aktiviteti për nisjen e stërvitjes, ku i pranishëm është kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim. 

Në fjalën e saj, Yuri Kim tha se NATO tani është më e bashkuar se kurrë me aleatët e saj.

"Shqiptarëve iu tha se demokracitë ishin armiqtë e tyre, u detyruan të ndërtonin bunkierë, shikoni përreth një Shqipëri të ndryshuar dhe kjo është historike. Shqipëria dhe shumë partnerë duke nisur një stërvitje ushtarake ndërkombëtare, jemi këtu si aleatë, miq partnerë, dikur të ndarë veçmas tani aleatë të NATO-s, dhe partnerët.

Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe aletatët tanë të NATO-s janë më të bashkuar dhe më në formë se kurrë, s’mund të harroj fjalët e Skënderbeut, ‘bashkimi bën fuqinë’, që nga Defender 21 deri 23 Shqipëria dhe SHBA po bëjnë më shumë se kurrë më parë së bashku, kemi ndërmarrë hapa të mëdhenj, kemi ngritur dy pranitë e para, këto arritje po përshpejtojnë ritmin, është krijuar për të ndërtuar ndërveprueshmërinë tonë dhe është një mundësi për të vënë në veprimtari këtë partneritet, mund të kryejmë çdo mision, ju falënderoj për shërbimin tuaj që zgjodhët të mbroni vendin tuaj, ne, faleminderit që jeni gjithmonë këtu, jam krenar, ju nxis ta përdorni këtë mundësi, së bashku me Shqipërinë të ankoruar do vijojmë të bëjmë një histori të re, jemi krenarë që qëndrojmë krah për krah me popullin e Shqipërisë.", tha Kim.

Rreth 7 mijë  trupa amerikane dhe 17 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere do të marrin pjesë në stërvitjen që do të shtrihet në 10  vende të ndryshme evropiane. Në kuadër të stërvitjes rreth 7 mijë  pajisje u dërguan nga SHBA për në Evropë ndërkohë që do të angazhohen edhe 13 mijë pajisje të tjera, të nxjerra nga stoqet e të pozicionuara paraprakisht.

Sipas Pentagonit, “Defender Europe 2023” është krijuar për të demonstruar aftësinë e ushtrisë amerikane për të vendosur me shpejtësi trupa dhe pajisje të besueshme luftarake për të siguruar aleatët, për të penguar ata që do të kërcënonin paqen e Evropë dhe të mbrojë kontinentin nga agresioni. Kujtojmë që të njëjtën stërvitje Shqipëria e priti edhe dy vite më parë.

yuri kim trupat e nato-s dhe shba-së

Lini një Përgjigje