Ndërkohë që në Kuvend raportonte kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, askush nga deputetët nuk Parlament nuk e kishte mendjen dhe nuk po e dëgjonte.
Disa deputetë nga të dyja krahët politik ishin në këmbë dhe diskutonin me njëri-tjetrin, duke krijuar zhurmë në sallë.
E ndodhur në këto kushte, Bogdani ndërpret fjalën dhe drejtohet nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili thotë:
“Ju lutem vijoni, këtë problem kemi gjithë kohës. Mbani qetësi të dëgjojmë raportin”, iu drejtua Peleshi deputetëve.
Në seancën e dytë plenare të sotme në Kuvend, do të raportojnë disa institucione të pavarura. Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani është e para që prezantoi raportin për veprimtarinë e vitit 2024, pasi u shty seancën e kaluar. Bogdani evidentoi dhe vakancat në institucion, duke bërë me dije se aktualisht KLP përbëhet nga 218 prokurorë nga 341 që parashikohen në sistem.
Pritet që të prezantohet edhe raporti i Avokates së Popullit për 2024, Erinda Ballanca. Po ashtu, do të paraqiten edhe raportet e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, i Institutit të Statistikave, i AMA-s dhe RTSH-së.
Lini një Përgjigje