TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2026, 12:00

Kërkesa e amerikanëve për Porto Romanon, kërcënon Rama: Ata që po bllokojnë projektin, i kanë bërë llogaritë gabim

Shkruar nga Pamfleti

"I kanë bërë llogaritë gabim sepse projekti do bëhet. Unë nuk kam plan B vetëm për Bashkimin Evropian, për çdo gjë tjetër jam të C.”, tha Rama.

Kërkesa e amerikanëve për Porto Romanon, kërcënon Rama:
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit të PS, teksa renditi projektit e mëdha infrastrukturore u ndal edhe tek projekti për Porto Romanon, për të cilën Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkoi rishikim te tenderit.

Rama reagoi ndaj kritikave dhe përpjekjeve për rishikimin e projektit të Porto Romanos, duke paralajmëruar se qeveria nuk do të tërhiqet.

Kryeministri e përshkroi procesin si një nga më kompleksët që ka ndërmarrë qeveria.

“Dua të them dy fjalë për Porto Romanon. Është një nga proceset me të ndërlikuara që ne kemi bërë. Është një plan strategjik që ka krijuar edhe xhelozi. Xhelozitë janë të zakonshme mes vendeve që janë në stade të caktuara zhvillimi.

Një proces shumë i sofistikuar me projektin e studios më të madhe në botë dhe me reputacionin më absolut në botë për ndërtimin e infrastrukturës, një garë e jashtëzakonshme me pjesëmarrje nga të gjitha anët, por i monitoruar nga konsulenti Royal Haskoning dhe armiqësi ndaj projektit.”, tha Rama.

Në të njëjtën fjalë, Rama akuzoi kundërshtarët e projektit se po ndërmarrin përpjekje për ta penguar dhe la të kuptohet se qeveria i njeh aktorët që po veprojnë kundër tij.

“Nuk do flas gjatë, por një gjë do ta them: Ata që e luftojnë projektin, ata që nuk po lënë gurë pa luajtur për ta bllokuar projektin dhe ne i dimë kush janë. I kanë bërë llogaritë gabim sepse projekti do bëhet. Unë nuk kam plan B vetëm për Bashkimin Evropian, për çdo gjë tjetër jam të C.”, tha Rama.

Deklarata e kryeministrit vendos projektin e Porto Romanos në qendër të përplasjes mes qeverisë dhe kritikëve që kërkojnë rishikimin e procedurave të tij.

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Grant Van Cleeve, i ka drejtuar një email kryeministrit Edi Rama dhe disa zyrtarëve të lartë të qeverisë lidhur me projektin e portit të Porto Romanos dhe tenderin e planifikuar për datën 9 mars.

Në letrën e tij, Van Cleeve e cilëson vendimin për këtë projekt si një moment strategjik për Shqipërinë, duke theksuar se portet ndërtohen zakonisht vetëm një herë në një shekull dhe se dimensioni fillestar i tyre përcakton potencialin ekonomik dhe gjeopolitik të vendit për dekada.

Sipas Van Cleeve, projekti aktual për Porto Romanon është shumë i kufizuar në përmasa dhe rrezikon të mos e shfrytëzojë potencialin strategjik të Shqipërisë në rajon.

 

nuk kam plan ‘b’ vetëm për be kërkesa e amerikanëve kërcënon rama

6 Komente

  1. c
    ciu

    Porti i Durresti eshte kthyer ne nje port ku vetem droga qarkullon lirisht. mallra e tjera vonohen dhe shumica nuk nisen sepse kalben e prishen rruges. Njerezit po shkojne ne Selanik e ne Mal te zi. Ky zgjebja ben vetem propagande..C'fare po i ben ky Shqiperise dhe Shqipetareve, nuk po ja ben njeri!

    1. N
      Nardi

      O kryetar, mir te kan thene djemte. Zgjeroje projektin beje gjikand , dhe ndaje mire.

      1. T
        Tironci

        Po cfare po te thote o Rame? Shikoje po te thote se projekt eshte i vogel, nuk po te thote qe eshte i madh. Mos dil kot te garantosh projektin sic dilje per te garantuar inceneratoret apo gjitha at pislliqet e tjera si droga apo ppp. Ka ardhur koha te largohesh se je bere pengese dhe I rrezikshem per vendin.

        1. p
          poshte komunizmi

          i idoter nukane lidhje fare amerika me portin e ri te durrsit, por jane antishqiptaret ne sherbim te grekeve qe nuk e duan portin me te madh nga te pireut, o flliqesira sllavo-komuniste

          1. T
            Tony

            Nga shpina e maleve serbet e greket, nga deti amerikanet, cifutet e "arabet", nga do tia mbajne vrapit Shqiptaret e shkrete te shkretuar!?

            1. R
              R

              Nuk mund te kete Koridor pa nje port qe te marre ne konsiderate vetem mallrat e Shqiperise. Ai duhet te marre ne konsiderate mallrat e gjithe vendeve qe do pershkoje.Ky eshte dhe interesi i jone dhe aleateve tane amerikane qe me te drejte kerkojne rishikimin.Justifikimi me konsulentin eshte hi syve. Varet se cfar i kerkon , nuk mjafton perdorimi i emrit. Me siguri o z. Kryeminister do qe te lesh dhe atje vend per kullat prandaj nuk do ta rrisesh.

              Lini një Përgjigje