TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Dhjetor 2025, 12:18

Kërkesa e SPAK, Bardhi mbledh deputetët e PD në Këshillin e Mandateve: Rama po pengon drejtësinë

Shkruar nga Pamfleti

Kërkesa e SPAK, Bardhi mbledh deputetët e PD në Këshillin e

Deputetët e PD-së, anëtarë të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit në Kuvendin e Shqipërisë, zhvilluan sot një mbledhje, pa praninë e deputetëve të PS-së, lidhur me kërkesën e SPAK për vendosjen e masës së sigurisë ndaj zv.Kryeministres, Belinda Balluku.

Gazment Bardhi, i cili drejtonte këtë mbledhje akuzoi Kuvendin dhe Kryeministrin Edi Rama se po pengojnë drejtësinë, duke zvarritur vendimmarrjen ndaj kërkesës së SPAK.

Nga mbledhja ku të pranishëm ishin vetëm 5 anëtarë të PD-së, Bardhi tha se deputetët e PS-së po lejojnë që Edi Rama të kontrollojë hetimet.

“Kolegët e mazhorancës, që përfaqësojnë krimin në Kuvend, janë fshehur. Nuk u paraqitën në mbledhjen e thirrur nga 5 anëtarë. Pengimi i drejtësisë, me urdhër politik të Ramës, është akti më i rëndë që ka kryer ky Kuvend gjatë këtyre viteve demokracie. Nuk mundet që një kryeministër të urdhërojë Kuvendin e Shqipërisë të mos mbledhë Këshillin e Mandateve dhe të ushtrojë presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Cilido që kërkon të mos arrestohet, kërkon ta zvarrisë çështjen. Nuk ka asnjë person në botë që shkon me qejf në burg”, tha Bardhi.

Sipas kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, kërkesa e paraqitur nga SPAK në Kuvend nuk ka asnjë lidhje me vendimin që pritet të marrë Gjykata Kushtetuese më 22 janar, sa i takon pezullimit të Belinda Ballukut nga funksionet qeveritare.

Në mbledhjen e zhvilluar pak ditë më parë, Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin, vendosi t’i vërë në dispozicion anëtarëve të këtij forumi, por edhe mbrojtësve ligjorë të zv.Kryeministres Balluku, provat e depozituara nga SPAK, ku bazohet kërkesa për caktimin e masës së sigurisë. Këshilli nuk caktoi një datë se kur mund të zhvillohet mbledhja e rradhës, ndërsa Kuvendi ka hyrë në fazën e pushimeve me rastin e festave të fundvitit.

Lini një Përgjigje