TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2023, 22:34

Kim tha se “non grata”-t s'duhen votuar/ Haklaj: Sinjal për Metën, Ndokën dhe Dulen

Shkruar nga Pamfleti

Kim tha se “non grata”-t s'duhen votuar/ Haklaj: Sinjal

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim dha një mesazh të qartë për zgjedhjet e 14 majit se shqiptarët nuk duhet të votojnë personat e shpallur 'Non Grata'.

Në emisionin ‘Repolitix’, ish deputeti i PD Azgan Haklaj thotë se sinjali shkon për ata që mbështesin Sali Berishën.

Ka 2 vite që e mbështes Yuri Kim dhe politikën e SHBA. Ishte e qartë sot, jo vetëm për Berishën. Sinjali ishte për të tjerët, edhe fshatarëve që ia merr shkrepësen, të gjithë ata që bashkëpunojnë me të si Vangjel Dule, Nard Ndoka dhe Ilir Meta si përfaqësues i anti-amerikanizmit. Escobar vjen në Shqipëri më 11 prill, ditën e vdekjes së Enver Hoxhës për t’i thënë shqiptarëve se diktatura apo tranzicioni ka vdekur. Vjen me mesazhe të qarta”, tha Haklaj.

kim haklaj berisha

Lini një Përgjigje