TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2025, 13:05

Kreu i KLSH raporton në Kuvend: Gjatë 2024 kryem 159 auditime në të gjitha nivelet e qeverisjes

Shkruar nga Pamfleti

Kreu i KLSH raporton në Kuvend: Gjatë 2024 kryem 159 auditime në

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, po raporton sot në Kuvend për veprimtarinë e institucionit që drejton për vitin 2024.

Ai tha se KLSH ka kryer 159 auditime në 205 subjekte, prej të cilave 97 janë njësi qendrore dhe 75 njësi vendore.

Shehu shtoi se auditimet kanë identifikuar shkelje në prokurimet publike dhe zbatimin e kontratave, me parregullsi më të shpeshta në procedurat në nivel vendor. Kreu i KLSH theksoi se ka pasur kufizim të konkurrencës dhe vonesa në zbatimin e kontratave, si dhe kryerjen e pagesave shtesë.

“Janë kryer disa auditime. Këto auditime janë kryer në 205 subjekte, prej të cilave 97 njësi qendrore dhe 75 njësi vendore. Janë identifikuar shkelje në prokurimet publike dhe zbatimin e kontratave. Auditimet kanë nxjerrë parregullsi në procedura, më të shpeshta në nivel vendor. Ka pasur kufizim të konkurrencës, ndërsa zbatimi i kontratave është bërë me vonesë. Janë kryer gjithashtu pagesa shtesë”, tha ai.

Lini një Përgjigje