TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2025, 12:45

‘Zoti Balluku’/ Fjala për opozitën, lapsusi i Niko Peleshi shkakton të qeshura në sallë

Shkruar nga Pamfleti

‘Zoti Balluku’/ Fjala për opozitën, lapsusi i Niko Peleshi

Teksa i ka dhënë ditën e sotme fjalën për procedurë deputetit të PD-së, Belind Këlliçi, drejtuesi i Kuvendit Niko Peleshi, i është drejtuar atij: “Zoti Balluku!”

Ky lapsus i Peleshit ka shkaktuar të qeshura në seanë, ndërkohë që Këlliçi i është drejtuar se e keni mendjen te tuneli dhe nuk keni faj.

“Ndjesë për lapsusin”, u shpreh më tej kryeparlamentari Peleshi.

Peleshi gjithashtu ka rrëzuar kërkesën e opozitës për interpelancë urgjente me zv.kryeministren, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për aferën e tunelit të Llogarasë.

Kryeparlamentari u shpreh se çështja ndaj Belinda Ballukut, e cila mungon në Kuvend, është nën hetim nga SPAK.

Ndaj, sipas Niko Peleshi, e konsideroi si ndërhyrje të Parlametit në çështje përmes zhvillimit të interpelancës, duke shtuar se ndesh me parimet e pavarësisë së organit të akuzës.

“Është një çështje nën hetim nga SPAK, në këto kushte ndërhyrja e Kuvendit përmes zhvillimit të një interpelance që bie ndesh me parimet e pavarësisë së organit të akuzës.

Në përputhje me atributet, vlerësoj se zhvillimi i interpelancës urgjente të kërkuar është i pamundur për t’u realizuar”, tha Niko Peleshi.

lapsusi i niko peleshit shkakton të qeshura në sallë

Lini një Përgjigje