
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur mbështetjen e tij ndaj SPAK në luftën e këtij institucioni kundër krimit të organizuar.
Në një reagim në platformën ‘X’, Basha deklaroi se duhet t’i vijë fundi pandëshkueshmerisë dhe tentativave për të intimiduar institucionet e drejtësisë.
“Partia Demokratike mbështet fuqimisht dhe pa asnjë rezervë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta. Fundi i pandëshkueshmërisë është fillimi i ndryshimit të vërtetë për shqiptarët.
Çdo përpjekje e krimit të organizuar me mbështetje apo syshkelje politike për të intimiduar apo shënjestruar SPAK është destinuar të dështojë. Kushdo që luan pisët me qëllim njollosjen e SPAK është i paralajmëruar: PD në krah të aleatëve strategjikë është në mbështetje të SPAK”, tha ai.
Partia Demokratike mbështet fuqimisht dhe pa asnjë rezervë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta. Fundi i pandëshkueshmërisë është fillimi i ndryshimit të vërtetë për shqiptarët.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 1, 2023
Lini një Përgjigje