TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shtator 2023, 19:53

Kokalarit nuk i del inati me Berishën: Nuk i intereson korrupsioni i Ramës, kulla e malit flet qartë dhe pastër

Shkruar nga Pamfleti

Kokalarit nuk i del inati me Berishën: Nuk i intereson korrupsioni i

Aktivistes Evi Kokalari nuk i del inati me Sali Berishën. Ajo e ka sulmuar në rrjetet sociale, duke thënë se ai po lufton për veten e tij dhe nuk i intereson korrupsioni i Edi Ramës. Madje ajo i ka përmendur dhe kullën në mes të Tiranës.

Kjo në PD është luftë për pushtet, pushtet të Sali Berishës. Më mori kohë ta kuptoj, por nuk kam asnjë dyshim për këtë.

Berisha nuk do t'ia dijë për zgjedhje të lira, sepse asnjë nga garat e PD-së së tij mbas 'rithemelimit' nuk ishin të lira. Ky ishte zhgënjimi im i parë. Koalicioni me Metën i vuri kapak çdo shprese që kisha për një PD ndryshe, dhe pse jo konservatore.

Berisha nuk do të pastrojë qeverinë nga korrupsioni i Edi Ramës, sepse kulla e malit flet qartë dhe pastër.

Kjo është luftë për pushtet të Berishës, dhe rotacion të klaneve të korrupsionit, dhe duhet ndaluar me çdo formë, dhe pa asnjë diskutim me ndihmën e Amerikanëve”, shkruan Kokalari.

Lini një Përgjigje