
Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se ndryshimet në qeveri nuk sollën asnjë surprizë. Rama dje kreu 7 ndryshime, por sipas avokatit, nuk mund të themi për ripërtëritje të qeverisë.
Ngjela ka thënë se përveç Ervin Metes, nuk njeh asnjë nga emrat e tjerë. Por ai tha se në qeveri duhet të futen intelektualë, por Rama ata i mban larg. Ngjela tha se edhe Enver hoxha nuk i donte intelektualët.
“Përveç atij Metës nuk njihja asnjë. Pra nuk kemi ripërtëritje. Ripërtëritje do të thotë ti drejtohesh intelektualizmit të lartë dhe shoqërisë tënde, shqiptarëve këtu e jashtë në funksion të daljes nga stanacioni se Shqipëria është në stanacion. Është në stancion të një zhvillim i shoqëror progresiv. Pra ky përderisa nuk shkoi te intelektualizmi, se kjo është sëmundje që te Enver Hoxha, pra që nuk i drejtohen mendjeve të ndritura”, tha ai në një intervistë.
Lini një Përgjigje