
Kolegji Zgjedhor ka vendosur sot të rrëzojë ankimimin e Partisë Demokratike për qarkun e Beratit dhe Dibrës, duke lënë në fuqi rezultatin e zgjedhjeve vendore të 11 majit. PD kishte kërkuar pavlefshmërinë e procesit në këto qarqe, duke argumentuar për parregullsi të shumta, por kërkesa nuk u pranua nga gjykata.
Vendimi vjen pas rrëzimit të ankimimeve të ngjashme edhe për katër qarqe të tjera: Lezhë, Kukës, Gjirokastër dhe Korçë, ku Kolegji ka certifikuar përfundimisht rezultatin zgjedhor, pavarësisht pretendimeve të opozitës.
Në pritje mbeten shqyrtimet për ankimimet në qarqet Shkodër dhe Durrës, ndërsa seanca për qarkun e Vlorës është shtyrë për më 26 qershor.
PD ka theksuar në reagimet e saj se do të ndjekë të gjitha hapat ligjorë për të kundërshtuar rezultatin, ndërkohë që mazhoranca e konsideron procesin si të ligjshëm dhe të mbikëqyrur në mënyrë korrekte nga institucionet përkatëse.
Lini një Përgjigje