Politike26 Korrik 2023, 22:46

Komisioni i Etikës shfuqizon vendimin e Bardhit për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së

Shkruar nga Pamfleti

Komisioni i Etikës shfuqizon vendimin e Bardhit për mbledhjen e

Komisioni i Etikës në Partinë Demokratike, i drejtuar nga Flutura Açka ka shfuqizuar vendimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi për të thirrur Këshillin Kombëtar online, pikërisht 2 ditë para zgjedhjeve për kryetar të PD-së.

Sipas asaj që thuhet në vendim e 'Etikës', thirrja e Këshillit Kombëtar nga ana e Gazment Bardhit pas kërkesës së disa deputetëve është një akt absolutisht i pavlefshëm e në kundërshtim me Statutin e Partisë Demokratike.

Ndërkohë më herët në një konferencë për mediat, Gazment Bardhi akuzoi Lulzim Bashën se po vepron njëjtë si Berisha dikur duke përjashtuar nga Partia Demokratike këdo i ngel kundër.

Kujtojmë se përplasja nisi për shkak të zgjedhjeve që pritet të mbahen më 29 korrik për kryetarin e ri. Kryesia e partisë i hoqi vulën Bardhit dhe ia kaloi sekretarit Ligjor, Indrit Sefës. PD thotë se Bardhi nuk ka vulosur vendimet e Kryesisë për procesin e zgjedhjeve dhe për këtë arsye vendosën që t’ia kalojën vulën Sefës, në përpjekje për t’i hequr kompetencat Bardhit.

Ndërsa dy ditë para zgjedhjeve për kryedemokratin e ri, Bardhi thirri online mbledhjen e Këshillit Kombëtar, pas kërkesës së 7 deputetëve për anulimin e zgjedhjeve. 

Komisioni i Etikës shfuqizon vendimin e Bardhit për mbledhjen eKomisioni i Etikës shfuqizon vendimin e Bardhit për mbledhjen e

komisioni etikës bardhi