
Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja i ka quajtur të kota rokadat që bëri Rama sot në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.
Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Gështenja tha se ndryshimet në sekretariatin e Partisë Socialiste, ku vendin e Damian Gjiknurit e zuri Blendi Klosi, nuk do ta shpëtojnë qeverinë Rama por thjesht do ti blejë asaj pak kohë.
Kjo pasi sipas tij, personi i radhës që do të thirret në SPAK do të jetë pikërisht Klosi dhe pas tij edhe 16 deputetë të tjerë të përfshirë në aferën e inceneratorëve.
“Inceneratorët po djegin çdo krah të Edi Ramës, e në fund do digjet vetë ai. Shkarkimi i Damian Gjiknurit nga numri 2 i PS dhe emërimi në vend të tij i një ish ministri të përfshirë në dosjen e inceneratorëve, nuk mund ta shpëtojë Ramën. Vetëm pak kohë do fitojë Rama sa të thërrasin Klosin në SPAK, e pastaj me radhë të paktën 16 deputetë të përfshirë në skemën korruptive të inceneratorëve. Të gjithë e kuptojnë se fundi politik i Ramës do jetë i shpejtë për shkak të aferave të tij. Tani na takon Ne të ngrejmë një alternativë të besueshme, larg çdo pazari të këtyre 30 viteve”, shkruan Gështenja.
Lini një Përgjigje