TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shtator 2025, 11:20

Komisioni i Posaçëm, Rama i beson Damian Gjuknurit drejtimin e Reformës Zgjedhore

Shkruar nga Pamfleti
Komisioni i Posaçëm, Rama i beson Damian Gjuknurit drejtimin e
Edi Rama

Kreu i PS, Edi Rama, drejtimin e Komsionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore mësohet se ia ka besuar Damian Gjiknurit.

Ky vendim është marrë sot teksa u mbajt mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Ju rikujtojmë se ditën e sotme Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar në kryesinë e Kuvendit, mbledhje kjo që zhvillohet për herë të parë për këtë sesion parlamentar.

Pjesë e saj ishte edhe Kryeministri Edi Rama.

Fokusi i mbledhjes pritet të jetë ndryshimi i rregullores së Parlamentit për riorganizimin e komisioneve parlamentare.Pjesë e diskutimeve pritet të jenë edhe seancat plenare të njëpasnjëshme që parashikohen këtë javë.

Porosia e Edi Ramës, e shprehur në Asamble për të reformuar Kuvendin, pritet të vihet në zbatim këtë të hënë, pasi kryeparlamentari Niko Peleshi pret në kryesinë e Kuvendit krerët e grupeve parlamentare. Të martën ndryshimet pritet të miratohen në seancë.

rama i beson damian gjuknurit

Lini një Përgjigje