
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët, me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, i cili pak më parë mbërriti në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se të gjitha kapitujt do të hapen brenda këtij viti dhe negociatat do të mbyllen brenda 2027.
“Mirëmbrëma presidenti i KE, sigurisht që kjo është kënaqësi e veçantë për ne, personalisht është kënaqësi që të ritakohem me presdidentinm, që është mik i dashur dhe shumë i mençur. Shumë faleminderit, ne jemi këtu sot, pasi presidenti ka vizituar të gjithë rajonin, është ndalur në Tiranë, nesër do të jetë i pranishëm në samit. Diskutuam për të dyja aspektet që na lidhin me KE dhe BE, për aspektin e provesit tonë të rrugës drejt anëtarësimit. Sot, Shqipëria është zyrtarisht në tryezën e negociatave, synojmë t’i hapim kapitujt brenda vitit. Plani i përbashkët me KE dhe i mbështetur nga vendet anëtare, të arrijmë t’i mbyllim negociatat në 2027. Është plan shumë ambicioz”, tha Rama.
Më tej, Rama u bëri ftesë të gjithë vendeve të Ballkanit dhe liderëve të tyre që të mos e humbasin këtë shans që po u jep BE-ja për t’u bërë pjesë e saj.
“Përfitoj nga rasti ti ftoj të gjithë kolegët e rajonit të mos e humbasin këtë moment që historia na e ka sjellë në derë. BE është shumë i dëshuar të pranojë anëtarë të rinj bazuar në meritë. Një tjetër temë e takimit është ecuria në tërësi e rajonit, edhe kjo është e lidhur me arsyen pse BE është i gatshëm të pranojë anëtarë të rinj. Përfitoj na rasti ti ftoj të gjithë kolegët e rajonit të mos e humbasin këtë moment që historia na e ka sjellë në derë“, tha Rama.
Rama nuk kurseu batutat me Federica Mogherini e cila ndodhej gjithashtu në sallë, për të cilën tha se nuk e kupton pse nuk po aplikon për pasaportë shqiptare.
“E fundit është që më vjen mirë që këtu kemi edhe një mike të shtrenjtë, Federika Mogerini, më saktë një ish mike, sepse tani është skipëtarte nga Italia. Që nuk e kuptoj pse nuk e ka bërë aplikimin për pasaportë evropiane, vetëm pret një justifikim të parë pasaportën evropiane të Shqipërisë”, tha Rama.
Lini një Përgjigje