TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2025, 16:15

Ngërçi me votat nga Greqia, Balla: Çdo zarf i ardhur nga diaspora duhet të numërohet!

Shkruar nga Pamfleti

Ngërçi me votat nga Greqia, Balla: Çdo zarf i ardhur nga

Drejtuesi politik i PS-së për diasporën, Taulant Balla është shprehur se procesi i numërimit të votave të Diasporës duhet të vazhdojë pa ndërprerë, pasi nuk këtë mënyrë mund të arrihet të mbyllet më shpejt.

Sa i takon votove të Greqisë, Balla tha se procesin e numërimit për këto zarfe po e pengon Partia Demokratike e cila sipas tij nuk pranon humbjen.

“Celibashi ka të gjithë kompetencën për të përcaktuar edhe vijimin e këtij procesi. Synimi ynë është që të numërohen të gjitha votat e vëllezërve dhe motrave tona të ardhura nga Diaspora dhe sigurisht mbylljen sa më shpejt.

Por humbësit e mëdhenj të këtyre zgjedhjeve po bëjnë përpjekje për të penguar vijimësinë e procesit. Në këtë fazë ku jemi çdo votë që ka mbërritur dhe i administruar në mënyrë të rregullt nga KQZ dhe detyra e kësaj sallë këtu është t’i lexojnë. Dhe pas kësaj vijon saga e kontestimeve”, tha më tej ai. 

Lini një Përgjigje