Politike22 Qershor 2024, 22:44

Kongresi i 20 Korrikut, Balla me socialistët e Fierit: Fitore e padiskutueshme në 2025, synojmë një mandat më shumë në këtë qark

Shkruar nga Pamfleti

Kongresi i 20 Korrikut, Balla me socialistët e Fierit: Fitore e

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, njëherësh dhe drejtues politik i PS në qarkun e Fierit, ka mbledhur sot në një takim delegatët e Kongresit Zgjedhor të partisë në këtë qark.

Balla ka deklaruar se objektivi mbetet fitorja e një mandati më tepër për Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme të 2025. Ai kërkoi që të punohet më shumë, me qëllim që në Fier PS të marrë një mandat më shumë se në zgjedhjet e kaluara.

"Janë organizatat më të mira që kanë bërë përmirësimin më të mirë qoftë në aspektin e numrit të anëtarëve të Partisë, qoftë në aspektin e përmirësimit të përbërjes gjinore, qoftë në aspektin e afrimit të të rinjve për përmirësimin e moshës mesatare dhe dua t’i nxis të gjitha organizatat tona në të gjithë territorin e qarkut, që ky është një proces që nuk ka përfunduar siç e kemi thënë ky është një proces jetik për Partinë Socialiste, i cili duhet të vazhdoj organizimi me detyra konkrete ky është dhe synimi i Kongresit që do mbledhim pas pak ditësh për t’i hapur rrugën gjithë përgatitjes elektorale të Partisë Socialiste, e cila në synimin e vetë nuk ka vetëm fitoren në zgjedhjet e prillit apo të majit të vitit të ardhshëm, por unë do thoja që të shtojmë numrin e mandateve tona në këto zgjedhje.

Një nga qarqet ku Partia Socialiste Kryeministri, Kryetari partisë Edi Rama pret që të shtojmë mandatet tona është qarku i Fierit. Unë mendoj që i kemi të gjitha mundësitë që të shtojmë një mandat të paktën në zgjedhjet e vitit 2025 në Fier dhe ky është një objektiv tërësisht i arritshëm, nuk po marr për referencë zgjedhjet vendore të vitit 2023, të cilat nëse i referohemi votës sa i përket kryetarëve të bashkive që ishte një votë do thoja e qartë dhe e pandarë politike. Ky objektiv është mese i arritshëm", tha Balla.

Kjo ka ndodhur, sipas tij, në vitin 2017 ku PS ka marrë 10 mandate dhe duhet dhe do të ndodhë domosdoshmërisht në një nga të dielat mes 15 prillit dhe 15 majit të viti të ardhshëm.