Politike 9 Mars 2023, 21:36

Kontrolli në banesën e Ahmetajt hakmarrje? Si e paralajmëroi Rama ish-ministrin pas mbledhjes së Kryesisë

Shkruar nga Pamfleti

Kontrolli në banesën e Ahmetajt hakmarrje? Si e paralajmëroi Rama

Agjentët e Byrosë së Hetimit kanë zbarkuar sot në një banesë në emër të bashkëshortes së Arben Ahmetaj, e cila dyshohet se është vënë në mënyrë jo të ligjshme. Bëhet fjalë për vilën në Hamallaj, për të cilën ish-ministri Ahmetaj akuzohet se e ka përfituar nga Klodian Zoto i inceneratorëve.

Por kontrolli sot ka ngritur mjaft dyshime. Paradite ishte Kryeministri Rama që lëshoi një mesazh për Ahmetajn dhe disa orë më pas agjentët e BKH rrethuan banesën. Ahmetaj e paralajmëroi Ramën pak javë më parë dhe kryeministri sot ju përgjigj.

Nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj gjykatësin”, tha Rama.

Pra duket se kush ngatërrohet me Ramën, e gjen Belaja dhe ish-kryeministri duket se po dërgon mesazhe të vazhdueshme te ata që i dalin kundër.

bkh ahmetaj