Dhjetëra skandale kanë shoqëruar Artan Lamen gjatë detyrës së tij në krye të ALUIZNI-t dhe më pas Kadastrës. Ky institucion ka kryer batërdi me lejet e legalizimeve...
Kreu i Kadastrës Artan Lame është larguar nga detyra. Pas shumë dallaveresh, aferash, shkeljesh dhe batërdish me ndërtimet, Babloku ka vendosur të largojë “zotin Lam”.
Sipas burimeve nga Kryeministria, Lame është liruar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar Dallëndyshe Bici, e cila deri më tani mbante kreun e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit. Nuk dihen ende arsyet e prishjes së raporteve të Ramës me Lamen, por për hir të së vërtetës, me të në krye, Kadastra ishte kthyer në vatër aferash dhe korrupsioni. Sipas burimeve nesër pritet dhe prezantimi i Bicit.
Duhet theksuar se dhjetëra skandale kanë shoqëruar Artan Lamen gjatë detyrës së tij në krye të ALUIZNI-t dhe më pas Kadastrës. Ky institucion ka kryer batërdi me lejet e legalizimeve, por të gjitha janë zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Mes shkeljeve të konstatuara gjatë auditeve të KLSH-së, më pikantja është sesi zyrat e ALUIZNI-t dhe më pas të Kadastrës kanë lëshuar leje për kate pallatesh që nuk ekzistojnë. Po ashtu janë dhënë leje legalizimi buzë rrugëve, buzë lumenjve, në breg të detit apo liqeneve.
Po ashtu, abuzimet marramendëse me pronat janë krijuar në të gjitha agjencitë rajonale të Kadastrës, që vareshin nga Lame, nga “qehajai” i Ramës, një shthurje dhe “tërmet” dorëheqjesh, sa nuk gjendeshin njerëz për t’i emëruar drejtues. Rasti më flagrant janë zonat bregdetare, me epiqendër “sizmike” në Vlorë ku kanë dhënë dorëheqjen njëri pas tjetrit të gjithë drejtuesit. Po ashtu e njëjta gjë ndodhi në Durrës.
Që kur Rama i dorëzoi çelësat e legalizimeve, Artan Lame u kthye në sheik. Po të shohësh pasurinë e tij e kupton fare qartë se çfarë është bërë gjithë këto kohë në zyrat e drejtuara prej tij. Por tashmë “xhambazi” i Ramës duket se është larguar, me siguri për prishje pazaresh. Por në ditë në vijim do i dalë tymi. Zakonisht ata që largohen papritur më vonë përballen me telashe. Babloku i ka shitur të gjithë dhe ju ka kërkuar të gjejnë avokatë. /Pamfleti
Lini një Përgjigje