
Sulmi ndaj Ahmetajt tregon edhe njëherë se kush guxon t'i kundërvihet sadopak Bablokut, ka fund tragjik.
Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë zbarkuar ditën e sotme në banesat e ish-ministrit Arben Ahmetaj dhe bashkëshortes së tij.
Ky i fundit akuzohet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve. Në SPAK pati një padi ku pretendohet se Ahmetaj ka udhëtuar dhe ka qendruar në hotele të shtrenjta të paguar nga Klodian Zoto dhe pas akuzave, agjentët e BKH kanë zbarkuar te një vilë në Lalëz që figuron në emër të bashkëshortes së Ahmetajt, ku kanë kryer kontrolle. Mësohet se vilës i është vënë shiriti, ndërsa po ashtu ka pasur kontrolle dhe te banesa e ish-bashkëshortes së Ahmetajt. Në banesa janë sekuestruar disa dokumente dhe një shumë parash.
Pak kohë më parë, Ahmetaj u akuzua se një vilë në emër të bashkëshortes në Gjirin e Lalëzit e kishe përfituar nga Klodian Zoto. Vetë Ahmetaj e mohoi gjatë një interviste televizive.
“Që t’i dhurosh dikujt diçka do të duhet të jesh pronar i saj. E dyta, nuk mbaj përgjegjësi se kush porosit e kush nuk porosit e aq më tepër sipërmarrësi që ka ndërtuar është një nga më seriozët në Shqipëri. E para që Klodian Zoto nuk e ka pasur kurrë këtë vilë. Nëse ka vila pa para, më trego ku janë. Nuk mbaj përgjegjësi për Klodian Zoton unë. Ky nuk është bërë ndonjëherë pronar për vilën, vilën e ka një sipërmarrës tjetër. Partnerja ime, Erjola, kunata e saj janë pronarë të Gjirit të Lalzit, të tokës. Nuk ka lidhje Klodian Zoto. Është blerë me transfertë bankare nga Erjola, që nuk e ka fare emrin Klodian Zoto”, shprehej Ahmetaj.
Po ashtu në intervistë ai mohoi që Zoto t’i ketë paguar udhëtimet, teksa mohoi dhe përfshirjen në firmosjen e vendimeve për inceneratorët. Nga ana tjetër shigjetoi dhe kryeminsitrin Rama. Por duket se pak ditë pasi Ahmetaj “shigjetoi” Kryeministrin, nisi hakmarrja.
Sulmi ndaj Ahmetajt tregon edhe njëherë se kush guxon t'i kundërvihet sadopak Bablokut, ka fund tragjik. Rama ka treguar se i shet të gjithë miqtë e tij më të ngushtë...