Kosova30 Mars 2023, 17:16

Kosova rrit ndjeshëm tarifat e energjisë elektrike

Shkruar nga Pamfleti

Kosova rrit ndjeshëm tarifat e energjisë elektrike

Rritet çmimi i energjisë elektrike në Kosovë.

Duke filluar nga 1 prilli, energjia do të rritet  me15.4 për qind. Sipas Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), kjo rritje ka ardhur për arsye se ende çmimet e importit për energji mbesin të larta.

Vendimi thotë se për ata që harxhojnë 300kWh rritja do të jetë 2.88 euro, kurse për ata që shpenzojnë 450kËh, rritja do të jetë 4.18 euro dhe për harxhim 600kËh rritja do të jetë 5.49 euro.

Për ata që harxhojnë 800kËh rritja do të jetë 7.21 euro, ndërsa ata që shpenzojnë 1,000kWh rritja do të jetë 10.51 euro dhe konsumatorët që harxhojnë 1,200kWh rritja do të jetë 13.80 euro.

Kujtojmë se ZRRE-ja më 9 shkurt 2022 kishte miratuar tarifat e reja për energji elektrike. Me këto tarifa, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800kWh rrymë në muaj, paguajnë më shtrenjtë. Sipas llogaritjeve të ZRRE-së, rreth 20 për qind e konsumatorëve shpenzojnë më shumë se 800kËh në muaj.

Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00. Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00.