Kosova30 Mars 2023, 13:36

Krasniqi: Marrëveshja e Ohrit është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të Kurtit

Shkruar nga Pamfleti

Krasniqi: Marrëveshja e Ohrit është rezultat i gabimeve të

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folurë për pranimin e propozimit evropian nga kryeministri Albin Kurti në Bruksel dhe dakordësimin për aneksin e zbatimit të tij në Ohër, ka thënë se kjo marrëveshje nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse dhe heq dorë nga njohja e ndërsjellë, por gjithashtu është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për të përmbyllur konfliktin e ngrirë prej dekadash me Serbinë.

Krasniqi ka bërë të ditur që gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë si dhe situatën aktuale politike, përfshirë këtu marrëveshjen e fundit në Ohër.

“ Sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kam pritur Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, të shoqëruar nga Jeeni Laakso nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Annina Peltonen nga Fondacioni për Paqe “Marti Ahtisaari” (CMI). Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe situtatën aktuale politike, pas pranimit të propozimit evropian nga kryeministri Kurti në Bruksel dhe dakordësimin për aneksin e zbatimit të tij në Ohër,” ka shkruar ai.

Sipas Krasniqit, marrëveshja e dakordësuar në Ohër, është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të kryeministrit, Albin Kurti.

“Për ne, kjo marrëveshje, e cila nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse dhe që heq dorë nga njohja e ndërsjellë, është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për të përmbyllur konfliktin e ngrirë prej dekadash me Serbinë. Kjo marrëveshje, mbi të gjitha, është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të kryeministrit Kurti dhe nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare. Mysafirët i falënderova për vizitën dhe mbështetjen konstante që Finlanda ka dhënë për Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai.

serbi kosova marreveshja oher