
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi iu ka bërë thirrje kandidatëve për deputet që të mos paraqiten në qendrat e votimit, pasi diçka e tillë është e ndaluar nga Kodi Zgjedhor.
Ai tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë raportime se kandidatë për deputetë kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. Celibashi shton se prania e tyre në Qendrat e Votimit është rreptësisht e ndaluar ndërsa shton se kadidatët duhet ta respektojnë me rigorozitet këtë ndalim ligjor.
“KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit. Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor.
Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politik, duhet të jenë të parët që duhet të kontribuojnë për integritetin e procesit zgjedhor”, u shpreh Celibashi.
Lini një Përgjigje