TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 08:03

Zgjedhjet 2025, Adriatik Lapaj voton i pari nga liderët e partive

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet 2025, Adriatik Lapaj voton i pari nga liderët e partive
Adriatik Lapaj në qendrën e votimit

Ditën e sotme po mbahen zgjedhjet parlamentare, teksa procesi i votimit  ka nisur zyrtarisht në orën 07:00 të mëngjesit në të gjithë vendin.

Kreu i koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ishte lideri i parë politik që ushtroi të drejtën e votës. Ai votoi rreth orës 08:00 në Shkollën e Mesme Ekonomike, në rrugën “Myrtezim Këlliçi”, në Tiranë.

Në një njoftim zyrtar të shpërndarë nga partia një ditë më parë, u konfirmua pjesëmarrja e tij e hershme në votime.

“Është hera e disatë që votoj unë, por është hera e parë që votoj si drejtues. Natyrisht votova për koalicionin tonë, për numrin 6. Është një ditë e bukur sot.

Unë mendoj se vendi ka mundësi reale për një ndryshim të madh. I ftoj qytetarët të dalin masivisht në votime”,tha Adriatik Lapaj.

Procesi i votimit do të vijojë deri në orën 19:00, dhe autoritetet kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive dhe të qetë nga të gjithë qytetarët me të drejtë vote.



zgjedhjet e 2025 voton adriatik lapaj

Lini një Përgjigje