TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 08:09

11 Maji, reagon Rama: Shqiptarë keni në dorë të ardhmen tuaj, dilni votoni!

Shkruar nga Pamfleti
11 Maji, reagon Rama: Shqiptarë keni në dorë të ardhmen
EDI RAMA

Shqipëria zgjedh sot qeverinë e re për 4 vitet e ardhshme.

Këtë të diel në 11 maj prej orës 07:00 të mëngjesit qytetarët shqiptarë u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur të mandatuarit e tyre në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për 4-vjeçarin e ardhshëm, si dhe forcën politike që do të qeverisë vendin.

Kryesocialisti Edi Rama u ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin dhe të votojnë.

Duke theksuar rëndësinë që ka vota në këto zgjedhje, kryesocialisti thotë se shqiptarët kanë sot në dorë të ardhmen e tyre.

'MIRËMËNGJES! Sot është Dita e Shqipërisë. Shqiptarët kanë në dorë të ardhmen e tyre. Votoni!', shkruan Rama në reagimin e tij.

11 maji reagon rama rama apel të votojnë

Lini një Përgjigje