
Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se ish kryeministri, Sali Berisha po i prish punë Belind Këlliçit në fushatën e tij për bashkinë e Tiranës.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania Spahiu tha se Berisha po e saboton Këlliçin dhe kjo duket nga daljet e takimet që ai bënë për ditë në tiranë, duke mos e promovuar dhe duke mos i dhënë fjalën Këlliçit.
“Belindit po i prish punë Sali Berisha, i cili ka dalë në dy mitingjet e fundit dhe nuk i ka dhënë fjalën në Tiranë, kandidatit të Tiranës. S’ka ngelur njeri pa mbajtur fjalim, Belindit nuk ja jep mikrofonin. Shkoi në derën e bashkisë Sali Berisha, ngriti flamurin kombëtar dhe rivalit të Erion Veliajt nuk ia dha mikrofonin. Prap flamurin dhe mikrofonin e mbante vetë. Pse? Sepse Berisha është i bindur që e humb Tiranën,” u shpreh Spahiu.