TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shtator 2024, 14:33

Krijimi i shtetit bektashi, Berisha: Rama po luan letrën e armiqësisë fetare, ka qëllime mafioze!

Shkruar nga Pamfleti
Krijimi i shtetit bektashi, Berisha: Rama po luan letrën e
Sali Berisha

Krijimin e një shteti sovran bektashian në Tiranë, Sali Berisha e cilëson si një ide antishqiptar. Berisha u shpreh se ata e meritojnë kryegjyshatën e botës,  por jo shtet më vete.

Kreu i PD tha se Rama po luan letrën e armiqësisë fetare pasi ka qëllime mafioze anti-shqiptare.

“Së pari Berisha ka një respekt të veçantë për bektashizmin shqiptar. Rama synoi të luaj letrën e fundit të armiqësisë dhe ndasive fetare. Synoi të fusë hundët në besimin mysliman për qëllim e mafioze antishqiptare.

E bëri i shtyrë nga Beogradi. Shqipëria ka qenë dhe do mbetet një shtet laik, i harmonisë dhe bashkëpunimit ndërfetar. Bektashinjtë meritojnë kryegjyshatën e botës, por nuk nënkupton kurrë shtet islamik brenda Shqipërisë”, u shpreh Berisha.

sali berisha shteti bektashi

Lini një Përgjigje