Politike18 Maj 2023, 22:42

"Ku i keni provat që Rama u mori kartat njerëzve?!"/ Flamur Noka: Nuk i nxjerrim, kemi frikë se i vrasin kriminelët

Shkruar nga Pamfleti

"Ku i keni provat që Rama u mori kartat njerëzve?!"/ Flamur

Ylli Rakipi ka pyetur Flamur Nokën lidhur me pretendimin e opozitës se shumë qytetarë nuk votuan dot, sepse mazhoranca u bleu kartat e identitetit dhe u pamundësoi votimin.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Noka tha se nuk mund ti nxjerrin personat që pretendojnë se u janë blerë kartat e ID "sepse i vrasin kriminelët".

Debati

Ylli Rakipi: Thoni se Rama u mori kartat e ID njerëzve. A mund të nxirrni 30 vetë që Rama u ka blerë kartat ID?

Flamur Noka: Ato nuk i ble direkt Edi Rama.

Ylli Rakipi: Po njerëzit e Ramës që thoni ju, nuk po të kërkoj direkt Edi Ramën. Ku i keni provat?

Flamur Noka: I kemi dërguar OSBE-ODHIR video, se si bëhet pazari i votës. Këta persona na thanë na fshi pamjet e fytyrës sepse na vrasin. Kush i mbron? Se thatë nxirrni. Kush i mbron, shteti? Vrasësit ishin me shoqërimin e policisë. Ky është shqetësimi. Unë jam badigard? Jam polic? Jam roje?

noka pd