Politike18 Maj 2023, 21:56

"Mos mbani peng opozitën", Abilekaj "shpërthen" ndaj Flamur Nokës: Jeni mekanizëm i kalbur, largohuni

Shkruar nga Pamfleti

"Mos mbani peng opozitën", Abilekaj "shpërthen"

Analistit Enton Abilekaj ka patur një debat me tone të ashpra me deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka, lidhur me rezultatin shumë të dobët që mori opozita në zgjedhje dhe faktin që askush në lidershipin e asaj nuk pranon të mbajë përgjegjësi dhe të largohet.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Abilekaj akuzoi Nokën që ai dhe pjesa tjetër të mos e mbaj peng opozitën, teksa ju kërkoi që të hapini rrugën atyre që nuk janë peng i oligarkisë.

Pjesë nga debati në studio:

Flamur Noka: Në periudhë zgjedhore, nëse i bie këtyre kambanave të manipulimit, demotivon votuesit dhe do të merrnim 200 mijë vota po të hapnim panik.

Enton Abilekaj: Nuk e keni provuar ndonjëherë.

Flamur Noka: Po mbolle panik para zgjedhjeve…

Enton Abilekaj: Si thoni ju që para zgjedhjeve, Shqipëria ndryshohet me votë? Ju thonit Basha humbi se ishte i dobët, kurse Berisha është i fortë. Ku e ke tani Berishën?

Flamur Noka: Unë jam fajtori, apo ai që i vodhi?

Enton Abilekaj: Atë e dinim ne para zgjedhjeve.

Flamur Noka: Ti e gjen të keqen te opozita.

Enton Abilekaj: Ju jeni fasada elektorale e Rames. Ju të mos shkonit fare në zgjedhje.

Flamur Noka: E provove, ja fale të gjithën.

Enton Abilekaj: Opozita të mbrojë votën. Të gjitha këto që the sot, i dinit. Nuk kishte asnjë manipulim të ri, këto janë gjëra të vjetra. Ndërrimi i qendrave të votimit, ka tre muaj që është bërë. Çfarë bëtë ju? I kontaktuat votuesit? Çfarë bëtë ju?

Flamur Noka: Çfarë je duke thënë? A e di ligjin? A e di kur ka dalë lista? Pak ditë para fushatës. A e di që janë njerëzit pa adresa?

Enton Abilekaj: Ka një parti tjetër që i ka listat, sepse ka organizim kapilar.

Flamur Noka: Për ty Rama dhe qeveria ka funksionuar perfekt.

Enton Abilekaj: Ne i thamë Ramës që nuk bën zgjedhje të lira, ja thamë këtu në studio. Nuk presim të bëjë Rama zgjedhje të lira. Ju që keni marrë flamurin, mbroni votën. Tani dilni rrethoni kryeministrinë, e bëni dot?

Flamur Noka: Edhe atë mund ta bëjmë.

Enton Abilekaj: Çfarë do të bëni ju? Doli ai kandidati juaj i Kamzës në protestë me dhjetë veta…

Flamur Noka: Ishte simbolike.

Enton Abilekaj: Mos e mbani peng opozitën, hapni rrugën! Hapini rrugën atyre që nuk janë peng i oligarkisë.

Flamur Noka: Edhe po të të paguaj Rama nuk i bëhen këto sulme opozitës. Ti nuk thua pse të gjuajti me kallash, por ti me duar në xhepa pse nuk u mbrojte.

Enton Abilekaj: Ju jeni mekanizëm i prishur dhe i kalbur dhe nuk mund të rrëzohet Edi Rama me ju. Largohuni!

noka abilekaj zgjedhjet