Tabaku e cilëson vendimin se është marrë në mungesë transparence dhe pa llogaridhënie, duke akuzuar se prona publike po trajtohet si pasuri private dhe po u jepet në mënyrë të dyshimtë grupeve të privilegjuara., edhe pse nuk përmend me emra kompaninë fituese.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar ashpër pas publikimit të projektit për ndërtimin e një kulle pranë Pallatit të Kongreseve në Tiranë, duke e cilësuar si një tjetër rast ku, sipas saj, pasuria publike po vihet në funksion të interesave të kufizuara dhe pa transparencë.
Në një deklaratë publike dhe video në rrjetet sociale, Tabaku tha se projekti i ri nuk ka të bëjë me “nostalgji për objektet e vjetra”, por me mënyrën se si po administrohen pronat shtetërore dhe mungesën e kontrollit institucional mbi vendimmarrjen.
Sipas saj, Korporata e Investimeve është kthyer në një strukturë që vepron pa auditim dhe pa llogaridhënie të plotë publike, duke marrë në administrim prona shtetërore dhe duke i kaluar ato drejt zhvillimit privat në projekte ndërtimi.
“Po ndërtohet masivisht mbi prona publike dhe qytetarët nuk kanë transparencë mbi vendimmarrjen,” u shpreh ajo, duke shtuar se modeli aktual po çon në përqendrim të pasurisë në pak duar dhe dobësim të garës së ndershme ekonomike.
Tabaku e shtriu kritikën e saj edhe për projekte të tjera strategjike në vend, duke përmendur raste në Zvërnec, Aeroportin e Vlorës dhe Portin e Durrësit, të cilat, sipas saj, ndjekin të njëjtin model të administrimit të pasurisë publike pa konsultim të gjerë dhe pa transparencë të mjaftueshme.
"Korporata e Investimeve është një nga institucionet më abuzive, më të pakontrolluara, të paraportuara dhe të paaudituara, e cila merr prona publike dhe jep leje ndërtimi.
Po kush janë këta që sillen me pronën publike sikur ta kenë pasurinë e tyre? Kush janë këta që veprojnë pa dhënë llogari, që marrin vendime pa asnjë transparencë?
Në pronat publike po ndërtohet masivisht dhe askush nuk di çfarë po ndodh.E njëjta situatë është në Zvërnec. E njëjta situatë është në Aeroportin e Vlorës. E njëjta situatë është në Portin e Durrësit, ku pasuria publike trajtohet si mall personal, ku nuk ka vendimmarrje transparente dhe nuk ka konsultim të gjerë me opinionin publik.", thotë Tabaku.
Në deklaratën e saj, deputetja demokrate theksoi se ky sistem ekonomik dhe institucional po krijon pabarazi dhe pakënaqësi sociale, duke argumentuar se mungesa e konkurrencës dhe e meritokracisë po dëmton zhvillimin afatgjatë të vendit.
“Ky është sistemi që përqendron pasuritë tek pakica dhe i trajton pronat publike si pronë private,” thotë deputetja, duke kërkuar ndryshim të modelit ekonomik dhe rritje të llogaridhënies institucionale.
Tabaku e cilëson vendimin se është marrë në mungesë transparence dhe pa llogaridhënie, duke akuzuar se prona publike po trajtohet si pasuri private dhe po u jepet në mënyrë të dyshimtë grupeve të privilegjuara., edhe pse nuk përmend me emra kompaninë fituese.
Pas lejeve për Fatmir Bektashin, ortakun e dhëndrit të Sali Berishës, Rama i ka dhënë kullën te Pallati i Kongreseve Shkëlqim Beshirit, një biznesmen që është bërë i njohur si “presta nome” i Shkëlzen Berishës.
Pse nuk jepni dorëheqjen tërësisht nga parlamenti në shenjë proteste dhe reagimi ndaj situatës? Pse nuk bllokoni bulevardet kryesore dhe nuk fitoni 3 milionë si reagim ndaj "krimeve kundër pronave shtetërore"? Asnjë përgjigje sepse loja "polic i mirë, polic i keq".