Politike21 Shtator 2023, 12:23

Kuvendi i rrëzoi kërkesën për Reformën Zgjedhore, Bardhi: Po të ishit të interesuar, nuk do bashkëpunonit me Pëllumb Gjokën!

Shkruar nga Pamfleti

Kuvendi i rrëzoi kërkesën për Reformën Zgjedhore,

Kërkesa e Gazment Bardhit për ndryshimin e rendit të ditës ku kërkonte që të votohej ndryshimi për komisionin për Reformën Zgjedhore ështe rrëzuar 

‘43 vota pro kërkesës për, 55 janë kundër ndryshimit për rendin e ditës.’- tha Felaj.

Ndërkohë ka replikuar menjëherë Bardhi.

"Po të ishit të interesuar për zgjedhje të lira nuk kishit përfshirë çdo bandë kriminale dhe Pëllumb Gjokën në zgjedhjet në Shkodër. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë në interes të qytetarëve. Ne kërkuam që nesër të mblidhet komisioni i reformës zgjedhore. Ky komision nuk mund të mblidhet se e kemi vendosur gishtin e përgjegjësisë tek anëtaret tanë, që e kanë mbajtur zvarrë për një vit e gjysëm, dhe e dyta sepse komisioni vepron mbi barazitë për maxhoranëcn dhe opozitën. Në përbërje të komisionin si përfaqësues të opozitës ka deputet që kanë lënë mandatet, ne nuk kemi 9 anëtar, kemi 8.

Pse duhet te presim dhe 1-2 jave? Talleni dhe nuk keni interes te bëni reformën zgjedhore dhe te ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. E tregoi dhe dosja atje, ku gjysma e këtyre këtu dalin në komunikime me një anëtar të krimin të organizuar. U tallët me reformën zgjedhore, do na mbani dhe një vit e gjys dhe kur te vije 2025 te thoni se bëm dot. Për çfarë duhet të shtyhet."-tha Bardhi.