Politike21 Shtator 2023, 11:27

Spartak Ngjela: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Spartak Ngjela: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’

Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend, teksa ka paralajmëruar lajme “bombastike”, për ish-kryeministrin Sali Berisha, kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe klasën politike në Shqipëri, të cilët janë përfshirë në afera korruptive dhe kriminale. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, avokat Ngjela fillimisht paralajmëroi se do të këtë të tjerë politikanë dhe pushtetarët shqiptarë që do të shpallen “non-grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Nëse nisemi me tekstin e non gratës së Saliut kam përshtypjen që do ta vazhdojnë procesin edhe për persona të tjerë që janë të korruptuar. Por, që duhet që të shohim dhe të presim”, deklaroi ai. Kujtojmë se së fundmi në korridoret e politikës në Tiranë dhe jovetëm po aludohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë gati një tjetër “listë të zezë” për Shqipërinë.

Sulmet e Berishës dhe Metës ndaj SPAK

Më tej gazeta “SOT” e pyeti avokatin e njohur, Spartak Ngjela se çfarë mendon për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili sulmon SPAK dhe veçanërisht prokuroren Enkelejda Minollai e trajnuar në SHBA dhe që ka në dorë dosjen e dhëndrit të tij dhe djalit, sikundër është “Gërdeci” dhe privatizimi i sh-kompleksit “Partizani”. Sipas Ngjelës, sulmet e Berishës ndaj SPAK tregojnë se ai është në panik. “Ai është i trembur dhe mendon se po të sulmoj prokurorinë që ka dosjen do të trembet prokurori, ndërkohë që Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se SPAK-un e drejtojmë ne. Se kë kërkon të tremb Saliu, se di. Saliu është në një hall tani, kërkon ti bëjë presion atyre, po ata janë prokuror që drejtohen nga Amerika”, u shpreh avokat Ngjela për gazetën “SOT”. Ndërkohë zoti Ngjela y pyet edhe pse kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po sulmon SPAK dhe se a është i rrezikuar nga drejtësia ish-presidenti. Për Ngjelën fakti që Meta sulmon SPAK, tregon se sipas tij, atij po i ngushtohet laku dhe se përmes sulmeve ndaj prokurorëve specialë kreu i PL, siç thotë avokati, përpiqet t’i shpëtojë përballjes me drejtësinë. “Fakti që e godasin do të thotë se kur të vij koha, në rast se do filloj procesin penal ndaj tyre ata do thonë që këta na kanë inat. Janë mbrojtje të nivelit të dobët këto, nuk janë mbrojtje juridike”, nënvizoi avokat i njohur, Spartak Ngjela gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”.

Sulmet e Berishës dhe Metës ndaj SPAK

Megjithatë kujtojmë se halli duket se ka bërë bashkë Ilir Metën dhe Sali Berishën. Ndonëse kreu i PL pas zgjedhjeve tentoi të distancohej nga plaku “non grata”, tani duket se është në koordinim total me të. Halli i tyre më i madh është drejtësia. Prej javësh flitet se SPAK i ka vënë në shënjestër dhe të dy janë hedhur në sulm ndaj drejtësisë. Pak ditë më parë zoti Meta ka shpërthyer ndaj drejtësisë së re. “Epiqendra e këtij korrupsioni është tek zyra e kryeministrit aktual, i cili është ideuesi, por edhe zbatuesi kryesor edhe i drejtësisë me regji. Mos veprimi i drejtësisë në kohë ndaj përgjegjësve për aferat e mëdha po i krijon mundësi qeverisë që të grabisë qindra miliona euro, në afera tashmë të njohura, inceneratorët, sterilizimi dhe shumë afera të tjera. Vendi është në duart e një qeverie të inkriminuar, ndaj përgjegjësitë bien mbi opozitën për rikthimin e ligjshmërisë në vend dhe për rendin kushtetues”, deklaroi Meta. Ndërkohë edhe Berisha nuk lë ditë pa sulmuar SPAK, ndërsa javën që lamë pas shkoi deri aty sa ka sulmuar prokuroren e SPAK-ut, Enkeleda Millonai, e cila po heton dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin, për pastrim parash me ngritjen e 19 kullave me 39 mijë euro para të ligjshme, mbi pronën shtetërore ish Klubi Partizani, tjetërsuar nga vjehrri kryeministri përmes një afere me qindra nyje të zeza, realizuar gjatë viteve 2006-2009. Ndoshta mendon se është ende koha e “deles së tij” Adriatik Llallës (sot në arrati), koha kur kërcënonte dhe fyente Ina Ramën se pse nuk hetonte siç udhëzonte ai në fjalime publike, koha kur i jepte mesazh një natë para Gjykatës së Lartë për të shpallur të pagjashëm Ilir Metën, kur rrethonte prokurorinë që të mos pyeste klientin e Familjes së tij Damir Fazlliç, koha kur nuk zbatonte urdhër-arrestet e Prokurorisë për 21 Janarin, kur rrethonte dhe detyroi të kërkonte azil politik në SHBA ish kryetarin e Gjykatës së Kasacionit Zef Brozi vetëm se nuk zbatonte urdhërat politik të tij. Sali Berisha theksoi me shqetësim se prokurorja Enkeleda Millonai kishte sekuestruar dosjen dhe kishte shtrirë hetimet deri në vitin 1939, ndërsa ngriti pretendime për hetime me ndikim politik dhe ngritje dyshimesh dashakeqe.