Politike21 Shtator 2023, 10:45

Përplasjet në PD për kryetarin e grupit, Ambasada Amerikane “shuplakë” Berishës: S’kemi ndryshuar qëndrim për "non-gratat"!

Shkruar nga Pamfleti

Përplasjet në PD për kryetarin e grupit, Ambasada Amerikane

Ambasada e SHBA-së në vendin tonë ka reaguar lidhur me përplasjet në PD për kreun e grupit parlamentar të PD.

Ajo shprehet se SHBA-të besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme.

Gjithashtu, Ambasada Amerikane i ka dhënë një "shuplakë" ish-kryeministrit Berisha duke thënë se nuk kanë ndryshuar qëndrim për personat e shpallur non-grata në Shqipëri. Në reagimin e saj, Ambasada ka ironizuar duke bërë kërkesë që të gjithë aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre lidhur me figura të tilla, referuar Berishës.

Të pyetur mbi deklaratat e Gazmend Bardhit dhe qëndrimin e SHBA, Ambasada Amerikane në Tiranë shprehet se:

"Shtetet e Bashkuara besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme.

Shtetet e Bashkuara takohen rregullisht me komisionet parlamentare në lidhje me legjislacion kyç, të tillë si ai për Avokatin e Popullit, i cili luan një rol të rëndësishëm në reformën në drejtësi.

Nuk është roli i ambasadës që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri.

Gjithashtu, nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri dhe nxisim të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla", thuhet në reagimin e Ambasadës.

Kujtojmë se, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla lexoi një shkresë të PD, ku detyra e kreut të grupit parlamentar iu delegua Flutura Açkës. Ky vendim është kundërshtuar nga Bardhi. 

Ndërkohë, ditën e djeshme ndodhi një përplasje në Konferencën e Kryetarëve, pasi në mbledhje kanë shkuar si Flutura Açka ashtu dhe Gazment Bardhi, të dy si kryetarë grupi të PD. Por Kuvendi lejoi Bardhin të futet në mbledhje duke mos e njohur Flutura Açkën. Ajo ishte e ftuar në këtë mbledhje si kryetare e komisionit të medias, por nuk ka pranuar të marrë pjesë në këtë pozicion dhe braktisi takimin. 

ambasada amerikane pd