Politike21 Shtator 2023, 12:23

Përplasjet për kreun e grupit të PD-së, Felaj nervozon Sali Berishën: T’i nuk je fare pjesë!

Shkruar nga Pamfleti
Përplasjet për kreun e grupit të PD-së, Felaj nervozon Sali
Sali Berisha dhe Ermonela Felaj

Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka lëshuar akuza në drejtim të maxhorancës, se po tenton që të futet në punët e brendshme të PD-së.

Berisha në Kuvend, tha se po tentohet që të vendoset për opozitën, në një kohë kur nuk lexohet një shkresë e depozituar nga kreu i grupit, Gazment Bardhi.

Sipas Berishës po kryhet një krim në parlamentin një partiak, ndërsa Felaj iu përgjigj duke i thënë se nuk është faje pjesë e grupit parlamentar.

Pjesë nga diskutimi në Kuvend:

‘Deputetët e dalë nga krimi përpiqen të imponojnë për opozitë atë që duan ata dhe të zgjedhin dhe opozitën tuaj dhe të popullit opozitar. Nuk ka seancë më të shëmtuar se kjo. S’ka asgjë më të shpifur se kjo. De Facto përfaqëson shumicën e shqiptarëve sot, ju jeni të aftë për çdo shkelje ligjore dhe kushtetuese. Skena të tilla, inskenime të tilla s’kanë ndodhur kurrë në historinë e këtij parlamenti. Akte të tilla ku ju të përpiqeni të emëroni opozitën, tu merrni të drejtën deputetëve të opozitës se kush do ti përfaqësojë ata në parlament s’ka ndodhur asnjëherë. Ky është akt armiqësor ndaj jush. Si mund të ndodhë! Ti nuk lexon shkresën e grupit parlamentar të opozitës, a keni cipë a keni turp. Mbi ç’bazë funksionon një parlament socialist. Po riktheni standardet më të shëmtuara. Po kryeni krim në parlament, ky është një parlament një partiak.’- tha Berisha.

Felaj: Diskutuat për një çështje të një grupi parlamentar ku ju në fakt nuk bëni pjesë.

 

berisha kuvend