TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shkurt 2026, 12:34

Kuvendi/ Malaj-Shehajt: Je i dënuar për shpifje e vjedhje të dhënash, s’mund të flasësh ti për drejtësi!

Shkruar nga Pamfleti
Kuvendi/ Malaj-Shehajt: Je i dënuar për shpifje e vjedhje të
Ministri Petrit Malaj

Ministri Petrit Malaj ka reaguar me tone të ashpra ndaj kreut të Partisë “Mundësia”, duke e akuzuar atë se është i dënuar për vjedhje të të dhënave dhe shpifje.

Në deklaratën e tij, Malaj u shpreh: “Mezi po e pres interpelancën me ty. Flet ti për drejtësi, ti që je i dënuar si shpifës dhe hajdut të dhënash. Vesi del me shpirtin. Ke një kallëzim tjetër që je hajdut të dhënash. Të çon të fala Monzani!”

Ministri komentoi gjithashtu edhe debatet lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), duke deklaruar se kundërshtari i tij politik nuk e kupton mënyrën se si funksionon sistemi tatimor.

“Sa i përket TVSH-së, akoma nuk arrin të kuptosh se si funksionon. Çdo para që paguhet në doganë është TVSH e kreditueshme, jo kosto”, u shpreh Malaj.

malaj shehaj drejtesi i denuar per shpifje

Lini një Përgjigje