TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shtator 2024, 10:14

"Kuvendi nisi me bashkëpunimin Rama-Berisha", Basha: Kërkuam heqjen e imunitetit për deputetët, të jenë të barabartë me qytetarët

Shkruar nga Pamfleti

"Kuvendi nisi me bashkëpunimin Rama-Berisha", Basha: Kërkuam

Mbahet sot seanca parlamentare para Kuvendit të Shqipërisë.

Para hyrjes së Kuvendit, deputeti demokrat Lulzim Basha ka dhënë një prononcim për gazetarët.

Ai tha se ky sesion i ri parlamentar nis me një bashkëpunim Rama-Berisha. Basha shtoi më tej se propozimi për vetingun e politikanëve ‘fle’ në sirtar.

"Sesioni i ri nis me një bashkëpunim Rama -Berisha. Prej më shumë se një viti kemi depozituar në Kuvend ligjin për vetingun e politikanëve.

Në dorëzimin e projektligjit që mbahet në sirtar kemi propozuar edhe heqjen e imunitetit të deputetëve që deputetët e qytetarët të jenë të barabartë para ligjit", tha Basha.

Lini një Përgjigje