Deputei demokrat Ferdinant Xhaferaj, përmes një statusi në Facebook ka reaguar në lidhje me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, të thirrur nga Lulzim Basha.
Sipas Xhaferajt, Kuvendi i sotëm i solli ndërmend një shprehje të miliarderit George Soros, i cili shprehej se çdo gjë është kthyer në biznes, përfshirë dhe politika, dhe se kjo minonte shoqërinë.
Më tej Xhaferaj shprehet se kryeministri Rama sot është krenar për Bashën dhe për mbështetjen që i ka dhënë.
"Aktiviteti i sotëm në pallatin e sportit “Asllan Rusi” më kujtoi një shprehje të miliarderit George Soros që thotë: “Ligji është bërë biznes, kujdesi shëndetësor është bërë biznes, politika gjithashtu është bërë biznes. Kjo realisht e minon shoqërinë”.
Rama duket shumë i ngarkuar me asamblenë e të hënës që nuk ka arritur të bëjë asnjë promo për pallatin “Asllan Rusi” që sot ishte kthyer në një Land of FamilyMark Communication.
Pra, takimi i sotëm ishte një demonstrim i Lulëzimit të Biznesit dhe Rama ka të gjithe të drejtën të krenohet për mbështetjen e dhënë.", ka shkruar ai.
Ditën e sotme përpara delegatëve të Kuvendit Kombëtar dhe i mbështetur vetëm nga 10 deputetë, Lulzim Basha ndonëse foli jo pak për ndarjen e pushteteve dhe shkëputjen nga partia e kryetarit, vetëm pak javë pasi mori frenat e drejtimit të kësaj force politike vendosi të marrë edhe kompetencën e kreut të grupit parlamentar, duke shkarkuar nga ky funksion Gazment Bardhin, një ndër kundërshtarët e tij brenda partisë.
“Mea Culpën” për drejtimin e PD-së e pasoi nga akuzat për liderin historik të demokratëve, duke shtrirë duart e bashkëpunimit për këdo të rreshtuar në krah të Sali Berishës, veç këtij të fundit.
Lini një Përgjigje