TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shtator 2023, 16:32

Dy personazhe pengojnë bashkimin e demokratëve!

Shkruar nga Pamfleti
Dy personazhe pengojnë bashkimin e demokratëve!
Saimir Korreshi

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka komentuar punimet e Kuvendit Kombëtar të thirrur këtë të shtunë nga Lulzim Basha.

Korreshi tha se Basha nuk ka ardhur për 1 vit tek forumet e PD dhe se kurrë nuk ka thënë se do rikthehet.

"1 vit Basha nuk erdhi në forumet tona. Basha kurrë nuk tha që do të rikthehet. Lulzim Basha të dali në terren dhe të shikojë sa mbështetës ka.As Basha as Berisha nuk është kryetar i partisë demokratike. Kryetari do zgjidhet me votat e gjithë demokratëve.

Nuk do doja që të kandidonte më as Lulzim Basha as Sali Berisha. Demokratët nuk duhet të zgjedhin Berishën dhe Bashën, pasi ato janë mollë sherri.

Opozita është reale dhe denoncon të gjitha aferat korruptive. Pengesat kryesore për bashkimin e demokratëve janë Berisha dhe Basha.", tha ndër të tjera Korreshi.

Pas rikthimit të tij në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha thirri sot mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Në këtë mbledhje u miratuan ndryshime statutore dhe Këshilli i ri Kombëtar, që forcojnë pozitat e kryetarit.

Basha në këtë Kuvend i shtoi kompetencat vetes. Kjo sepse në nenin 48, pika 3, propozohet që kur Partia Demokratike të jetë në opozitë, kryetari i grupit Parlamentar të jetë vetë kryetari i Partisë. Pra Basha, “i ka bërë dalje” Gazment Bardhit, i cili i ka dalë kundër, dhe kompetencat ia ka kaluar vetes.

“Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, Kryetari i Partisë është edhe Kryetar i Grupit Parlamentar. Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar”, thuhet në statut.

Ndërkohë, ka propozuar edhe përjashtimin nga anëtarësia të të gjithë atyre që kanë kandiduar me subjekte të tjera, më konkretisht me Partinë e Lirisë së Ilir Metës, aleatin e Sali Berishës.

saimir korreshi basha berisha

Lini një Përgjigje