
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka rrëzuar kërkesën e opozitës për interpelancë urgjente me zv.kryeministren, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për aferën e tunelit të Llogarasë.
Peleshi tha se kjo është një çështje në hetim dhe ndërhyrja e Kuvendit bie ndesh me punën e drejtësisë.
“Është një çështje nën hetim nga SPAK, në këto kushte ndërhyrja e Kuvendit përmes zhvillimit të një interpelance që bie ndesh me parimet e pavarësisë së organit të akuzës. Në përputhje me atributet, vlerësoj se zhvillimi i interpelancës urgjente të kërkuar është i pamundur për tu realizuar”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje