TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2025, 11:12

Tensionet në Kuvend, Peleshi merr masa ndaj tre deputetëve të opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Kuvend, Peleshi merr masa ndaj tre deputetëve të

Gjatë seancës plenare të mbajtur ditën e sotme, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi i ka tërhequr vëmendjen deputetëve Genc Starzimiri, Klevis Balliu dhe Flamur për shkelje të rregullores së parlamentit.

Peleshi u shpreh se gjatë reagimeve të deputetëve të opozitës, pati shkelje të dispozitave të përcaktuara në rregulloren e Kuvendit, duke u kërkuar atyre të respektojnë procedurat e parashikuara.

Ai sqaroi se masat që janë marrë janë për të siguruar funksionimin normal të seancës dhe për të shmangur çdo çrregullim të diskutimeve.

Pavarësisht ndërhyrjeve të kryetarit të Kuvendit, opozita kërkoi që të ruhet e drejta për të shprehur mendimin e saj pa u penguar nga vendime të njëanshme.

Seanca e sotme ka pasur debate të ashpra mes grupeve parlamentare, ku mazhoranca dhe opozita kanë shpërthyer në akuza dhe kundërshtime, ndërkohë që ka pasur edhe ndërhyrje të përsëritura nga kryetari i Kuvendit për të mbajtur rendin dhe respektuar rregullat e procedurës.

Lini një Përgjigje