TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Nëntor 2023, 11:13

Kuvendi u 'pushtua' nga tymi, Çuçi flet pas seancës: Opozita ndjek të njëjtin skenar edhe për nismat e tyre

Shkruar nga Pamfleti

Kuvendi u 'pushtua' nga tymi, Çuçi flet pas

Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi ka dhënë një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit ku ka komentuar kaosin e shkaktuar nga opozita.

Çuçi tha se një sjellje e tillë është demagogji pasi ndodh edhe kur në seancë po diskutohen projektligjet e propozuara nga deputetët e opozitës.

Më tej, ai tha se komisionet hetimore janë një e drejtë kushtetuese e opozitës, por sipas tij, mazhoranca kundërshton objektin.

“Sjellja e opozitës është demagogji sepse sot praktikisht kishim për shqyrtim 6 nga nismat ligjore që ka ndërmarrë opozita. Ju e patë që edhe për shqyrtimin e nismave të tyre, ata përsëritën skemat e tyre. Qëllimi i propozimeve të projektligjeve është diskutimi, jo miratimi. Ne japim arsyet tona pse nuk duhen miratuar, ata japin arsyet e veta.

Nuk e kemi thënë në asnjë moment që opozita nuk e ka këtë të drejtë për ngritjen e komisioneve hetimore. E vetmja gjë që na bën të mos miratojmë një komision parlamentar që ata kërkojnë, kanë të bëjnë me objektin. Po të jetë brenda kërkesave të kushtetutës patjetër që do e miratojmë”, tha Çuçi.

Ai u pyet nëse projektbuxheti i vitit të ardhshëm do të kalojë pa diskutime në Parlament.

“Mazhoranca do të vazhdojë të miratojë ligjet. Debati parlamentar nuk janë vetëm seanca parlamentare”, shtoi ai.

cuci seance kuvend tym opozita

Lini një Përgjigje