TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2025, 19:31

Leksioni i parë i Ramës për deputetët e rinj: Mandati nuk është si ato dekoratat, duhet ta meritoni çdo ditë

Shkruar nga Pamfleti

Leksioni i parë i Ramës për deputetët e rinj: Mandati nuk

Me kostum sportiv të zi dhe atlete të bardha, Edi Rama u shfaq në “Akademinë Politike” duke dhënë leksionet e para për deputetët e rinj, ata që më 11 maj 2025, morën mandatin dhe nga shtatori do të jenë në sallën e Parlamentit për herë të parë.

Në rrjetet sociale, Kryeministri Rama ka publikuar një sekuencë nga takimi me deputetët, një pjesë e të cilëve emra të panjohur, por që në zgjedhjet e fundit u shfaqën si ‘pesha të rënda politike’ duke marrë me mijëra vota personale.

“Tani duhet me të njëjtin seriozitet ta meritoni çdo ditë këtë gjë, se nuk është një gjë që meritohet vetëm një herë, duhet çdo ditë. Nuk është si ato dekoratat që i merr një herë, por çdo ditë duhet të jesh i nevojshëm  dhe i vlefshëm, dhe i dobishëm”, u shpreh Rama.

Duket se ky është edhe leksioni i parë që Kryeministri ka zgjedhur t’i japë ligjvënësve të rinj, ndonjëri prej të cilëve mund ta ketë mandatin e deputetit edhe si punën e parë në jetë.

Lini një Përgjigje