TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2025, 09:48

Dita e parë e shkollës në PS, Xhafaj përplaset me gazetarët: Duhet të jeni më seriozë!

Shkruar nga Pamfleti
Dita e parë e shkollës në PS, Xhafaj përplaset me
Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Zegjine Caushi, Sara Mila, Marajana Koçeku dhe 36 deputetë të tjerë të rinj të Partisë Socialiste, që i bashkohen jetës parlamentare në shtator, do të marrin pjesë në shkollën verore që zhvillohet në ambientet e selisë rozë.

Shkolla verore fillon nga sot 20 qershor dhe zgjat një muaj, deri më 20 korrik.

Në trajnimin e “Akademisë Politike”, që ka nisur prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, lektori i parë do të jetë ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ligjvënësi me eksperiencë nga radhët e socialistëve e nisi ditën e parë si lektor, duke u përplasur me gazetarët për faktin se ju referuan si profesor dhe kolegët deputetë i cilësuan si nxënësit e tij.

“Besoj se duhet të jeni po aq serioz, sa ç'janë këta që kanë ardhur”, u tha Xhafaj gazetarëve në hyrje të selisë së PS.

“Unë nuk do bëj mësim dhe ata nuk janë nxënës, janë kolegë të mitë dhe siç ndodh në çdo punë tjetër, dikush që ka një eksperiencë më para mundohet t’ua transmetojë kolegëve. Në mënyrë metaforike është kënaqësia për mua që do të takohem me kolegët e mi që do të ndaj 4 vite në seancë parlamentare”, shtoi ai më tej.

I pyetur nëse ka ndonjë mesazh për deputetët e rinj, Xhafaj tha se ka disa, por do ua japë atyre.

“Kam disa, por do t'ua jap atyre”, tha Xhafaj.

xhafaj përplaset me gazetarët dita e parë e shkollës në ps

Lini një Përgjigje