TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2025, 15:03

Rinumërimi, PS kërkesë KAS: Konsideroni të vlefshme fletët ku shenja është jashtë kutisë, ndikojnë në rezultat

Shkruar nga Pamfleti

Rinumërimi, PS kërkesë KAS: Konsideroni të vlefshme

Partia Socialiste i është drejtuar me një kërkesë KAS mbi votat që po konsiderohen të pavlefshme në procesin e rinumërimit që prej 4 ditësh ka nisur në Qarkun e Tiranës.

PS kërkon që edhe në rastet kur shenja e votimi x ose + është vendosur jashtë kuadratit në rastin e votës për kandidatët, por është bërë në mënyrë të tillë që e tregon qartë vullnetin e zgjedhësit, të llogaritet si votë e vlefshme.

“Subjekti zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë ka ardhur në dijeni të vendimmarrjes tuaj gjatë procesit të rivlerësimit të votave për zonën zgjedhore qarku Tiranë, nga ku rezulton se fletët e votimit në të cilat shenja dalluese që shpreh vullnetin e zgjedhësit nuk është vendosur brenda kutisë, janë vlerësuar si të pavlefshme nga ana juaj, në kundërshtim me praktikën zgjedhore ndër vite, si dhe kuadrin ligjor.

Rinumërimi, PS kërkesë KAS: Konsideroni të vlefshme

Referuar vendimit nr. 30, datë 25.04.2025, të Komisionit Rregullator për ‘Udhëzuesin punës për Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor dhe Grupet e Numërimit të Votave për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, në rastin kur shenja e zgjedhësit në fletën e votimit nuk ndodhet brenda kutisë që i korrespondon kandidatit përkatës të listës shumemërore, por shenja është bërë në mënyrë të tillë që e tregon qartë vullnetin e zgjedhësit, fleta e votimit konsiderohet e vlefshme.

 

Rinumërimi, PS kërkesë KAS: Konsideroni të vlefshme

Sa më sipër, duke qenë se vlerësimi i fletëve të votimit me shënimin si më lart si të pavlefshme, ndikon në numrin e votave të kandidatëve të listës preferenciale të subjektit zgjedhor Partia Socialiste, duke sjellë si pasojë ndryshimin e tyre në tabelën përmbledhëse, siç na ka rezultuar deri në këtë fazë, kërkojmë nga ju respektimin e kuadrit normativ rregullator dhe të praktikës të zbatuar deri më tani gjatë procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave”, thuhet në kërkesën e PS.

Lini një Përgjigje